Paketa “antishpifje”/ Malaj: Atentat ndaj fjalës së lirë. Fjala është e shenjtë

450
Sigal

Ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj ka reaguar pas seancës parlamentare ku votohet për paketën “antishpifje” të propozuar nga qeveria duke e cilësuar atë si një atentat ndaj fjalës së lirë dhe se fjala është e shenjtë dhe e shtrenjtë.

Në një postim në Facebook, Malaj shton se Parlamenti po mundohet të ngrijë fjalët e njerëzve, jo zërin e tyre.

POSTIMI I PLOTË

Atentati i fjalës së lirë!

Fjala është e shenjtë dhe e shtrenjtë.

Sot Parlamenti po mundohet të ngrijë fjalët e njerëzve , jo zërin e tyre. Është shiu që i rrit lulet dhe jo rrufeja.

Sot po i behet atentat fjalës së lirë, mendimit të lirë dhe të vërtetës që askush nuk mund ta vdesi dhe ta ngrijë! Sot të gjithë duhet të jemi në mbrojtjes të të drejtës për të thënë të vërtetën. Askush nuk ka të drejtë që të propagandoj se “Të drejtën e dua “ po nuk dua të ma thuash dhe s’ta lejojë me ligh ta thuash.

Parlamenti dhe deputetët sot kanë shancin e fundit për t’u ndarë përfundimisht dhe për të mos u bërë palë me shpifjen dhe gënjeshtren , për të mos e votuar ligjin antishpifje “ ligjin limonadë” … Nuk kam shpresë, po rishtas po i bëj thirrje “ pseudemokracinë” së Parlamentit që të reflektojë!!!!

Fjala lindi nga liria dhe askush nuk mund ta vrasi atë!

#mbroj fjalë e lirë si e drejtë Kushtetuese#