De Biazi në modë, kandidat për një tjetër skuadër në Serinë A

430
Sigal

Në Itali është kthyer në modë. Sa herë një skuadër e Serisë A është në krizë dhe trajneri I saj rrezikon shkarkimin, në skendë del gjithmonë emri I Xhani De Biazit. Së fundmi, mediat përtej Adriatikut e afrojnë ish-teknikun e kombëtares së Shqipërisë me Kaljarin. Klubi sard po mendon të ndryshojë stafin teknik, pas humbjes kundër Atalantës dhe mes kandidatëve është edhe De Biazi.

Img 2670 1920x1080

Në listën e publikuar nga të përditëshmet italiane, përveç tij janë edhe emrat e Roberto Donadonit, Masimo Karreras dhe Andrea Stamaçonit. Edhe një javë më parë, De Biazi u afrua me skuadrën e Bolonjës, por kjo e fundit zgjodhi Sinisha Mihajloviç. Ish-trajneri I përfaqësueses kuqezi është pa një ekip, që pas aventurë aspak të lumtur me Deportivo Alavesh në kampionatin spanjoll.