Merkato e Elis Bakajt, “pushton” kampionët

513
Sezonin e kaluar, e mbylli te Vllaznia, madje pas dënimit që ju bë Tiranës për mos marrjen e lojtarëve në merkato në periudhën e verës së shkuar, mesfushori-sulmues që ka provuar edhe Kombëtaren, u akomodua në Shkodër. Pas përfundimit të sezonit të kaluar, ku Vllaznia mundi të mbijetojë në Superiore, Bakaj u largua me idenë për një skuadër jashtë Shqipërisë, por në këtë verë të nxehtë rezultoi të jetë brenda Shqipërisë. Bëhet fjalë për skuadrën e Kukësit, Kampione në Fuqi në Kategorinë Superiore shqiptare, ndoshta një alternativë për sulmin, pas largimit të golaedorit kroat Pero Pejiç. Sot 30 vjeç, Bakaj është “prodhim” i Akademisë së Partizanit dhe në karrierë ka luajtur për shtatë sezone me të kuqtë, ndërsa më pas ka shetitur në disa skuadra, në Shqipëri dhe jashtë saj, në Rumani, Bullgari, Izrael e Kroaci. Njëherësh, Elis Bakaj ka luajtur edhe në 27 ndeshje me Kombëten, dhe ka shënuar 1 gol.
Sigal