Me Brojën nga minuta e parë, Chelsea zhgënjen sërish ndaj Wolves

28
Sigal

Ka përfunduar edhe sfida e vetme ditën e sotme në kampionatin anglez të futbollit. Chelsea është mundur sërish, kësaj here në shtëpinë e Wolves me rezultatin 2-1. Sulmuesi i kombëtares sonë, Armando Broja u aktivizua nga minuta e parë në majën e sulmit londinez, por u zëvënësua në minutën e 59′ nga ukrainasi Mudryk.

Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me pak raste. Ndërsa e dyta nisi me avantazhin e vendasve. Në të 51-ën ishte Lemina që kaloi përpara Wolves pas një topi të Sarabias.

Trajneri i Chelsea, Pochetino bëri shumë ndërrime por nuk sollën rezultat. Në fundin e lojës, blutë e Londrës pësuan edhe golin e dytë me Dohertyn që shënoi në të 93-ën.

Francezi Nkunku shënoi golin e nderit për Chelsean tre minuta më vonë. Megjithëse takimi u zhvillua edhe për 6 minuta të tjera, rezultati nuk ndryshoi megjithë insistimin e miqve.

Fitorja e Wolves i çon ata në 22 pikë, po aq sa Chelsea në vendin e 11.