Mbyllen dy grupe, zbulohen dy çiftet e para të ndeshjeve për fazën me eliminim direkt në Botëror

71
Sigal

Katar 2022 ka mbyllur sot ndeshjet në dy grupet e tij, duke përcaktuar rrugëtimin në turne për ekipet që vazhdojnë garën e duke krijuar dy çiftet e para të ekipeve për fazën me eliminim direkt.

Kështu, të shtunën do të luhet në orën 16:00 ndeshja mes Holandës që fitoi Grupin B dhe SHBA, e cila doli në vendin dytë në Grupin A.

Ndërkaq, të dielën në orën 20:00 do të luhet një tjetër sfidë shumë interesante mes Anglisë që fitoi Grupin B dhe Senegalit, i cili doli i dyti në Grupin B.