Ditën e nesërme është radha e Francës dhe Argjentinës për të zbritur në fushë, ja katër duelet interesante

100
Sigal

Edhe dita e mërkurë ka rezervuar katër duele interesante që do të jenë të fundit për grupet D dhe E, ku do të mësohen edhe tri skuadrat e tjera që do të vijojnë më tej, teksa Franca siguroi kualifikimin me dy fitoret në dy duelet e para.

Në orën 16:00, do të luhen dy duelet e grupit D mes Australisë dhe Danimarkës si dhe Tunizi-Francë. Danezët do të tentojnë gjithçka për gjithçka ndaj Australisë, që është disi më komode me 3 pikët e marra në 2 ndeshje. Për sa i përket Tunizisë, do t’i duhej një çmenduri për të synuar kualifikimin, në duelin ndaj Francës.

Mbrëmja do të kulmojë me dy sfida vërtetë interesante. Në orën 20:00, Polonia do të përballet me Argjentinën, ndërsa Arabia Saudite luan kundër Meksikës. Gjithçka është e hapur në këtë grup, teksa mbetet të zbulohen me mjaft kuriozitet se cila do të jenë dy skuadrat e kualifikuara për më tej.