Martini nuk dorëzohet: Nuk janë shumë 8 pikë, edhe vjet Vllaznia u shkëput në fillim

149
Sigal

Teuta ka dalë e mposhtur me rezultatin 0-2 nga ndeshja me Laçin, teksa pas ndeshjes trajneri durrsakëve, Edi Martini për emisionin Gol Pas Goli në Supersport theksoi se ekipit aktual në ndryshim nga ai i titullit, i mungon cinizmi.

Humbja e dytë e sezonit, sulmi në vështirësi? “Në përgjithësi bëmë mirë në pjesën e parë, duhej të ishim më të kujdesshëm dhe të qartë para porte për të shënuar gol. Në pjesën e dytë ishim mirë deri në minutën e 20 dhe lamë hapësira dhe kundërshtari rriti kundërsulmet e erdhi goli i dytë. Luajtëm mirë, por kështu është futbolli”.

Ekipi ka forcën për t’u ringritur ku do ketë edhe mungesa? “Kemi një kontingjent të mirë dhe do i zëvendësojmë më se miri. Akoma nuk e kemi kolauduar ekipin me ikjen e Hoxhës dhe Arapit, Ivanoviç nuk ka luajtur shumë kohë, Selmani është djalë i ri. Në përgjithësi kemi bërë ndeshje të mirë pavarësisht rezultatit”.

Diferenca me kreun tetë pikë? “Ky është si kampionati i vjetshëm, vjet bëri Vllaznia shkëputjen. Ne ishim më mbrapa, ndërsa tashmë Kukësi dhe Tirana kanë pasur më shumë kohë. Ndërsa ne, Laçi, Partizani dhe Shkodra kemi pasur probleme, por tetë pikë nuk janë shumë.