Meta vizitë në bashkinë arbëreshe: Krenar për përfundimin e permendores së Skëndërbeut

182
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Bashkinë arbëreshe të Contessa Entellina në Itali.

Meta shprehet se është krenar, që vizita e tij përkoi me përfundimin e përmendores të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Thellësisht i lumtur dhe krenar, që vizita ime në Bashkinë arbëreshe Contessa Entellina, përkoi me përfundimin e përmendores së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, vepër e skulptorit Vincenzo Muratore.

Vendosja e kësaj vepre në sheshin kryesor të qytetit, do jetë një thirrje e përhershme për të gjithë dhe një mesazh kujtese edhe për brezat e rinj, për të mos i harruar kurrë rrënjët dhe për të bërë gjithçka për ruajtjen e trashëgimisë tonë të vyer historike e kulturore.

Mirënjohje Kryebashkiakut, Leonardo Spera dhe të gjithë komunitetit të dashur arbëresh të Contessa Entellina, që mbajnë gjallë figurën e Skënderbeut, simbolit të identitetit tonë kombëtar, mbrojtësin e vlerave dhe traditave të qytetërimit europian, që frymëzon në çdo kohë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera tradicionale me popullin dhe Italinë mike.