Vedat Muriqi është rikthyer të jetë vendimtar te Mallorca, ku me golin e tij siguroi tre pikë ndaj Rayo Vallecano.
Sulmuesi kosovar realizoi në minutën e dytë shtesë, gol që i dha tre pikët pas triumfit 2-1. Rikthimi me gol i “Dardanit” sigurisht që gëzon të gjithë te Mallorca, skuadër që po synon qëndrimin në La Liga, por edhe finalen e Kupës së Spanjës.
E përditshmja spanjolle “Marca” ka bërë një shkrim special për Murqin dhe rikthimin e tij te goli me fanellën e Mallorca, duke shkruar se klubi ishullor më së shumti tani ka nevojë për sulmuesin dardan.
“Është kthyer Vedat Murqi. Është realitet që sulmuesi i Mallorca është ende larg nivelit të tij më të mirë pas dy muaj e gjysmë në infermieri, por me atë goditje me kokë që dha kundër Vallecanos, sulmuesi dardan po i afrohet versionit të tij më të mirë. Kundërhelmi më i efektshëm që Muriqi të kthehet ai që të gjithë presin është të takohet në vazhdimësi me golin. Kjo ishte ajo që bëri kundër Rayos, një rivali që “Pirati” e përfshiu plotësisht në garën për mbijetesë.
Goditja me kokë e Vedatit në munitën e 91’ të ndeshjes vlejti tre pikë të arta për t’u larguar nga zona e rëndies, por ishte gjithashtu një goditje që i jep energji sulmuesit, i cili e ka pasur të vështirë larg fushës. Nuk kanë qenë javë të lehta për të. Ai e ka pasur të vështirë të rigjejë gjendjen më të mirë fizike, diçka e logjikshme duke pasur parasysh përmasat e tij dhe dëmtimin që kaloi.
Pavarësisht se ishte i lënduar për gati tre muaj, me golin e shënuar kundër Rayos, sulmuesi i Mallorca tani është golashënuesi më i mirë i ekipit të tij në ligë së bashku me Prats. Natyrisht, golat e Muriqit i kanë mundësuar Mallorca të marrë gjashtë pikë në kuadër të katër fitoreve që skuadra e Javier Aguirre ka në kompeticionin vendas. Kosovari shënoi në Vigo në fitoren 0-1 ndaj skuadrës së Benitezit dhe ndaj Rayos veshi përsëri petkun e shpëtimtarit.
Mallorca ka nevojë për versionin e tij më të mirë për të siguruar mbijetesën dhe për të ëndërruar Kupën e Spanjës”, thuhej në shkrimin e “MARCA”.