Zbulohet depo armësh në Vlorë, ja çfarë gjeti policia

17
Sigal

Një depo armësh është zbuluar në mes të qytetit të Vlorës. Deri më tani janë gjetur disa pistoleta, dy kallashnikovë, targa e mina me telekomandë.

Depo ishte e kamufluar në një dyqan rrobash të përdorura. Syri tv, sjell edhe pamjet nga depo, ku dallohen ekspertët e kriminalistikës teksa zbulojnë armët, ndërsa në krah të tyre, mbi tavolinë duken edhe targat. Autoritetet kanë pasur informacion mbi këtë depo dhe ka qenë në vëzhgim deri në momentin e ndërhyrjes sot, 12 shkurt.

Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare, por burime bëjnë me dije se një person me mbiemrin Dervishaj ka rënë në pranga. Depo e armëve dhe minave është zbuluar në lagjen ’10 korriku’, ndërsa policia ka ushtruar edhe kontrolle në një banesë pranë dyqanit, që dyshohet se është në pronësi të të arrestuarit.