Maradona i emocionon të gjithë me gjestin e tij para tifozëve

492
Sigal

Diego Armando Maradona është rikthyer sërish të punojë si trajner pas problemeve shëndëtësore që kaloi. legjenda argjentinase ka marrë drejtimin e Gimnasia la Platës në kampionatin vendas.

Megjithatë, ecuria me ekipin e ri nuk duket aspak e mirë. Maradona nuk po arrin të nxjerrë skuadrën e tij nga kriza, e cila ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi në kampionat.

Në ndeshjen e fundit, Maradona nuk e ka pranuar dot humbjen dhe në përfundim të ndeshjes, ai ka nisur të qajë.  Trajneri argjentinas ka shkuar poshtë tifozerisë së Gimnasias dhe me lot në sy u ka kërkuar falje për këtë humbje të skuadrës së tij.

Nga ana tjetër, të gjithë tifozët i kanë dhënë mbështetje maksimale. Ata e kanë duartrokitur ish-futbollistin legjendar, ndërkohë që shpresojnë që të rikthehen sa më shpejt te rezultatet pozitive.