Shpërthen zjarri në stacionin e trenave të shpejtësisë së lartë në Jeddah, në Arabinë Saudite

450
Sigal

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në stacionin hekurudhor në qytetin bregdetar të Arabisë Saudite në Jeddah, ku ka lënë të plagosur të paktën pesë njerëz.

Nga zjarri i madh në qiell u ngrinë re të mëdha tymi të zeza, ku kanë qëndruar edhe katër orë pas shuarjes së zjarrit.

Kjo ka bërë që të shkaktohet trafiku hekurudhor, përreth 450 kilometrave që lidhin dy qytetet e shenjta të Islamit, Mekës dhe Medinës, me qytetin bregdetar të Jeddah.

Pesë personat e lënduar janë transportuar në spital me plagë të rëndam, kanë bërë të ditur autoritet përkatëse vendase.

Ndërkohë është mësuar se në vendngjarje kanë qenë 16 ekipe mjekësore.

Kjo linjë hekurudhore, e cila kushtoi mbi 6 e gjysmë miliardë euro, është inaguruar në vitin 2018, me synim rritjen e turistëve në vend.