Manchester United dhe PSG, e duan me çdo Rafael Leaon! Kushti i Milanit

39
Sigal

Rafa Leao mund te largohet nga Milani veren e ardhshme edhe pse ka nje kontrate te gjate. Ai eshte kthyer ne fiksim te Manchester United. Ne fakt, sipas medieve britanike, Manchester United në verë do provojë sulmin për Rafal Leao duke ofruar mbi 100 mln euro në tavolinë teksa klubi kuqezi ka refuzuar kategorikisht çdo ofertë me futbollist të përfshirë dhe do të konsideronte vetëm ato “cash”.

Leao pelqehet edhe nga PSG, i cili megjithate ende duhet te kuptoje se si do te shkoje situata e Mbappe ne fund te sezonit te ardhshem dhe pikerisht portugezi i Milanit mund te jete pasuesi i tij!

Kontrata e Leaos te Milani – e saporinovuar – eshte deri ne vitin 2028 dhe ai eshte me i paguari te klubi kuqezi, me nje rroge qe shkon nga 6.5 mln euro deri ne 8 mln euro bashke me bonuse.