“Një fitore e pabesueshme”, Vershtapen pasi u shpall Kampion Bote: Asgjë nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen tuaj

106
Sigal

Maks Vershtapen u shpall Kampion Bote në Formula 1 në pistën e Suzukas ku gara startoi dy orë me vonesë për shkak të reshjeve të dendura. Holandezi mbron titullin e fituar vitin e kaluar pasi kompletoi një garë të dominuar tërësisht edhe pse kushtet e pistës japoneze ishin shumë të rrezikshme

Në vendin e dytë u rendit Serxho Perez dhe podiumi u plotësua nga piloti i Ferrarit, Sharl Lëklërk.

Pas fitores, ai ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke falënderuar të gjithë ekipin mbështetës, menaxherin dhe familjen e tij.

“Nuk e nisëm në mënyrën më të mirë sezonin, por ruajtëm qetësinë dhe në fund triumfuam. Falënderoj të gjithë ekipin pasi punuan pa u lodhur për të arritur deri këtu. Duhet të vazhdojmë të punojmë për të arritur sa më shumë triumfe.

Të fitosh këtu në Japoni është jashtëzakonisht e veçantë. Një falënderim i madh shkon për familjen, shokët dhe menaxherin tim, pasi unë nuk mund të arrija asgjë pa mbështetjen e tyre.
Falënderoj pafundësisht fansat për mbështetjen e tyre të pabesueshme, pasi kudo që shkojmë, ata janë aty! Kjo është absolutisht e mahnitshme”, u shpreh Kampioni i Botës.