Shpërthime në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, flakët marrin dimensione të frikshme

Zjarri në pikën e skrapit të ‘Kurum’ në Metalurgjik rrezikon të përhapet, pasi është aktive që prej paradites së sotme.

Flakët nisën sot rreth orës 11:00, ndërsa tymi vijon të mbulojë zonën. Në ndihmë kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Tirana, Cërriku, Peqini dhe Belshi.

Sigal

Nuk ka të lënduar dhe mendohet se shpërthimi është shkaktuar si pasojë e vajrave dhe mbetjeve të cilat digjeshin. Sipas informacioneve zjarri vazhdon ende dhe ndërhyrja e zjarrfikësve është shumë e vështirë për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit.