Manaj debutim historik me ekipin e parë të Barcelonës, shënon 3 gola (VIDEO)

223
Sigal

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme me ekipin e parë të Barcelonës. Sulmuesi i Kombëtares e ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë shansin duke shënuar 3 gola.

24-vjeçari realizoi në minutën e 60-të të ndeshjes miqësorë kundër Gjimnastik, duke shënuar një super gol nga diagonalja dhe në minutën e 86-të realizoi spektakël duke finalizuar një harkim nga krahu me goditje me gjoks.

Në kohën shtesë ai realizoi edhe golin e tretë duke i dhënë fitoren 4-0 skuadrës katalanase ndaj Gimnastic në miqësore.