Lyon kërkon të ndryshohet vendimi dhe të rinisë kampionati në Francë

310
Sigal

Klubi i Lyonit kërkon që të ndryshohet vendimi për pezullimin e sezonit në Francë për shkak të pandemisë COVID-19. Në një qëndrim zyrtar, skuadra e cila nuk ka mundur të kualifikohet as në Europa League nëpërmjet kampionatit ka reaguar ashpër.

“Si mund të garantojmë që të gjitha klubet franceze do të jenë në gjendje ta përfundojnë sezonin pa dështuar? Si mund të konkurrojmë me kundërshtarët tanë të jashtëm, që në maxhorancë kanë vendosur të rinisin kampionatet e tyre? Si do të mund ta ngushtojmë hendekun mes futbollit francez dhe kampionateve të vendeve të mëdha në Europë?”

Ligue 1 është kampionati i parë nga 5 kampionatet kryesore që e ka mbyllur sezonin, teksa PSG u shpallë kampione.