Burgosja e 2.9 milionë shqiptarëve nga Rama, kërkon drejtësi

422
Sigal
Si sot, 107 vite më parë, më 10 Maj 1913 në kryeqytetin e Shqipërisë së asaj kohe, në Vlorë, heroi ynë kombëtar, kryeministri i parë në historinë e shtetit të pavarur të Shqipërisë, famemadhi Ismail Qemali, firmosi aktin e parë juridik vendimor “Për Kanunin e Zhurisë…”. Vendimet gjyqësore merreshin me ” juri qytetare”.., njëlloj si ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës.. Ky fakt tregon kulturën dhe vizionin modern të plakut të urtë te Vlorës, që mbase e dinte se Presidenti i Parë i SHBA, mendjendrituri Xhorxh Uashington, kishte prejardhje shqiptare, sepse ishte lindur nga një nanëloke gege..
“Today..”.., 107 vite më vonë, drejtësia shqiptare, si koncept doktrinor, nuk funksionon me “juri qytetare..”, por me “juri të mafias  politike..”; ku drejtësia nuk është pushtet i pavarur shtetëror, por “pronë private..” e pushteteve të përkohshëm politikë dhe e sundimtarit “fyhrer..” superligjor..; sic eshte kryeministri “mbret pa kurorë..”, ose despoti narcist, egocentrist dhe jollogaridhënës me emrin Edi Rama..; i cili, duke përdorur si ‘sebep..’ endomine e covid-19 me 850 te infektuar.., (se po të ishte epidemi do të ishin infektuar minimumi 290 mijë persona dhe maksimumi 580 mijë vetë;) e ka futur Pushtetin e pavarur Shtetësor Gjyqësor, d.m.th Drejtësinë Shqiptare, ne karantinë të plotë, ose në “arrest shtëpie..” së bashku me 2.9 milionë banorët që ka Shqipëria..
Sipas neodiktatorit Edi Rama, nuk ishte i mjaftueshëm fakti që, gjoja për shkak të vettingut ne drejtësi, kane mbi 3(tre) vite që nuk funksionojnë niveli i tretë i sistemit te zakonshëm të gjykimit, sic është Gjykata e Lartë e Republikës dhe Gjykata Kushtetuese..; por duheshin “pushtuar..” plotësisht të gjitha, (të tre) pushtetet e pavarur strategjikë shtetërorë, që të eksperimentohet se si funksionon shteti politik i udhëhequr vetëm nga “fyhreri..” Edi Rama..; i cili, (njëlloj si Adolf Hitleri ne vitin 1928, i cili, ndihmuar nga presidenti Hildenburg shkeli kushtetutën e Vajmarit dhe drejtonte gjithë shtetin me dekrete personale, jashtë llogaridhënies ligjore dhe kontrolleve të pushteteve te pavarur shtetërorë..;) ka dy muaj, nga data 10 Mars deri 10 Maj 2020, që drejton Shqiperinë me Vendime Kryeministrore “me fuqinë e ligjit..”.., sic janë VKM-të Nr.3, datë 15.3.2020 dhe Nr.243, datë 24.3.2020.
Despoti Edi Rama është i sigurtë se askush në Shqipëri, ku sundon diktatura e tij antiligjore, nuk mund t’a kundërshtojë, për shkak se Kuvendi Popullor nuk ka “asnjë deputet të zgjedhur drejtpërdrejt nga Sovrani Popull..”.., por servilë, lakej dhe mercenarë të emëruar nga ai vetë dhe mafia e krimit të organizuar antipopullor..; ndaj thellon shkeljet e rënda kushtetuese..; sepse nuk ekziston Gjykata Kushtetuese, që do të kontrollonte VKM-të e tij dhe do te deklaronte faktin se ka shkelur rëndë nenet 27 dhe 175 të Kushtetutës, duke konsumuar edhe veprën penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
  Sikur Kushtetuta në Shqipëri të ishte vërtet e shenjtë, tabu dhe pasuria më e madhe juridike e Shtetit dhe Sovranit Popull..; atëhere, sot, ditën kombëtare të Drejtësisë Shqiptare, Prokurori i Pergjithshëm i Republikës do të kishte hapur procedim hetimor dhe ushtruar ndjekje penale me akuzat “Shpërdorim detyre dhe shkelje të përsëritur të neneve 27 dhe 175 të Kushtetutës” kundër personit fizik me emrin Edi Rama..; por Drejtësia Shqiptare konstatohet e infektuar rëndë nga “coronavirusi vdekjeprurës i partisë shtet..”..; ndaj rri tulatur dhe hutuar përballë një politikani narcist, egocentrist, superligjor, jo llogaridhënës, antihero dhe me llogjikë që bie ndesh me arsyetimin Kushtetues..; i cili, ndonëse meriton “..t’i hidhen prangat..”.., deklaron se ushtria e ShBA është e barabartë me ushtrinë shqiptare, domethënë me ” zero..”..; madje, duke i shërbyer një plani mafioz antishqiptar, pasi ka “tmerruar..” me kanosje, panik, fyerje publike, pasivitet, frikë, frymë disfatiste dhe djallëzore Sovranin Popull..; gjen kurajon të tallet me të gjithë shoqërinë e trembur civile, duke u hequr “si hero satanik..” dhe drejtuar me arrogancën e “fyhrer..”-it përbindësh, me togfjalëshin idiotesk:
” Dëshironi të lëvizni të lirë si më parë..?. Bëni vaksinën kur të dalë.. Deri atëhere nuk ka lëvizje të pakufizuar.. Pikë.”..
  I mjeri despot Edi Rama, mendon se Drejtësia, llogaridhënia, sundimi i ligjit dhe ndëshkueshmëria për të nuk ekziston..
  Le të presim se cfarë do ndodhë..
  Ndërkohë, pa dashur të bëjmë “Kasandrën..” për fatin që e pret neodiktatorin Edi Rama dhe pushtetin e përkohshëm politik, që i ka grabitur partisë tashmë “inekzistuese..” Socialiste..; kësaj dite, me klimë acari despotik, po i hedhim “përsipër..” flakadanin e filozofit dhe shtetarit
të shquar e mendjendritur të SHBA Beniamin Franklin; i cili ka metuar: “Ata që japin esencën  e LIRISË në këmbim të një sigurie të përkoh-shme, nuk meritojnë as njerën as tjetrën..”..
Drejtësia në Shqiperi sot “lëngon..”.., por nuk ka vdekur..; shpejt do të “lulëzojë..” klima e Drejtësisë Ligjore, kur të vijë “pranvera..” e Shtetit Juridik.. Atëhere partitë politike do jenë të ndara nga Shteti Ligjor dhe pushteti i deleguar politik do jete pjesë e administratës elektorale të pushtetit të pavarur shtetëror ekzekutiv..
  Do të përballemi patjetër, së shpejti, me precedentin historik të Drejtësisë së pavarur nga pushteti i perkohshëm politik.. Kjo nënkupton faktin kategorik, se kryeministri që shkel Kushtetutën do japë llogari përpara Tribunalit të Drejtësisë Ligjore..
  Kur do të ndodhë ky eveniment..??;
  Të shohim.. Momenti do të vijë shpejt.. Kjo është bindja e “brendshme..” e partisë moderne ZGJIDHJA..; e cila mendon se askush nuk qëndron dot mbi Kushtetutën dhe Shtetin Juridik..; sepse Sovran është Ligji..; ndaj diktatori i sotëm antiligjor mund të jetë nesër “i burgosuri vip..; për shkak se për dy muaj rresht ka shkelur nenet 27 dhe 175 të Kushtetutës, me pasojë futjen antiligjerisht në “arrest shtëpie..” të 2.9 miljon shqiptatëve, si dhe “burgosjen..” me disa VKM antikushtetuese të pushtetit të pavarur shtetëror të Drejtësisë..
  Mjerë ai politikan i pa aftë, narcist, egocentrist dhe jo llogaridhënës, që kërkon të jetë superligjor, ose të barabitet dhe sundojë SHTETIN..; i cili nuk e kupton setencën universale të Aristotelit: “SOVRAN ËSHT.. LIGJI..!!”.
Vladimir S. Lulaj
Nënkryetar i partisë Zgjidhja
NOA