Luhet çdo ditë, me dy fasha orare, Spanja rifillon në fund të qershorit

266
Sigal

Në fund të qershorit edhe La Liga zbret në fushë, do të luhet çdo ditë të javës, përfshi edhe të hënën, do të luhen ndeshje çdo 72 orë, nga një ndeshje në tjetrën, në mënyrë që të mbyllin brenda afateve sezonin 2019/2020. Sezoni do të rifilloj më 20 qershor në pjesën më të madhe të Spanjës ndërsa 3 ditë më pas mund të luhet edhe në zonat më të nxehta, si Madridi.

Ass

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, gjithçka është përcaktuar pas vendimit të përbashkët të marrë nga Federata Spanje dhe Liga. Ky protokoll i miratuar nga strukturat sportive pritet të marr edhe miratim final nga qeveria spanjolle. Ky kalendar, dhe pse shumë i ngjeshur dhe asfiksues për klubet, ishte e vetmja mënyrë për të mbyllur sezonit brenda afateve të vendosura nga UEFA.