Shkurtaj vs Nwabueze, dy ndeshje për të përcaktuar “Kupën e Artë” në Superligë

298
Sigal

Kukësi mbylli një sezoni pa asnjë trofe, ndërsa në shtëpinë e verilindorëve po përgatiten për një revolucion të ri ku sipas të gjithë gjasave pritet të ketë ndryshime të mëdha. Në këto dy ndeshjet e fundit, Kukësi pritet të luaj për të promovuar disa lojtarë të rijnë por dhe për ti bërë një dhuratë lamtumire Vasil Shkurtaj. Sulmuesi vlonjat është i vetmi që mund ti sjell Kukësit një trofe simbolik, atë të golashënuesit më të mirë të sezonit.

Shkurtaj

Pavarësisht se Shkurtaj do të largohet me parametra zero, për prestigj, Kukësi do të ndihmoj sulmuesin të fitoj këtë trofe individual. Shkurtaj ndodhet në kuotën e 20 golave po aq sa edhe Nwabueze. Sulmuesi i Laçit po kalon një formë të mirë këtë fund sezoni edhe është një kërcënim real për këtë objektiv. Laçi gjithashtu pasi ka siguruar prezencën në europë do të bëj gjithçka që Nwabueze të fitoj këtë trofe.