Luftar Guri, futbollisti që bëri histori me “5 Shtatorin”

827
Sigal

Mbush 65 -vjeç, takim  surprizë  nga shokë  e kolegë. Guri: Karrierën time si lojtar e trajner  ia dedikoj të madhit, Loro Boriçi. E mora ekipin e Skraparit në kategorinë e tretë dhe e nxora në kategorinë e parë!

Skraparlliu Luftar Guri, futbollisti i njohur i “Partizanit” dhe trajneri që bëri histori me ekipin e “5 shtatorit”

Nga Kujtim BORIÇI

Ish-futbollisti i njohur i ekipit të Partizanit, sot më 20 qershor, mbush 65 -vjeç dhe përballet me një surprizë: Miq, kolegë sportistë, trajnerë e ushtarakë, janë mbledhur sot në një  takim e drekë të veçantë, për ‘ta uruar për ditëlindjen dhe për kontributin që ai ka dhënë me ekipin e futboll-klub “Partizani” dhe, si trajner, me disa ekipe të vendit, veçanërisht me ekipin e “5 shtatorit” të Skraparit, vendlindjes së tij. Edhe pse u përball me një sëmundje jo të lehtë, së cilës i bëri sfidë, ushtaraku dhe pedagogu model i zbulimit, edhe sot nuk mund të ndahet nga futbolli, pasioni i tij. Në një takim që zhvilluam bashkë para pak ditësh, ai fliste me pasionin e dikurshëm për futbollin, për trajnerë të njohur, kolegë të klubit të “Partizanit”, sakrificat, punën e bërë, vështirësitë që i ka dhënë futbolli. “E nëse vlerësohet se unë kam dhënë diçka si sportist e trajner me ekipin e “Partizanit” dhe ekipe të tjera, me ekipin e vendlindjes sime, gjithçka ja dedikoj të madhit të futbollit, ikonës Loro Boriçi. Ai më përzgjodhi si talent, më ofroi që skënderbegas me ekipin  ëndrrave të mia  “Partizanin”, ai më stërviti e mësoi të jap maksimumin si futbollist e si trajner më vonë” – shprehet mes të tjerave për gazetën “Telegraf” Luftari. Në intervistën e dhënë, ndër të tjera, përveç futbollit, ai na flet me pasion dhe për jetën e tij si pedagog në Akademinë Ushtarake, për kolegët, për brezat e studentëve dhe studenteve që ai ka përgatitur.

Luftar ,urime për ditëlindjen, 75 -vjetorin e lindjes, që shënon dhe daljen në penson!. Si ndjeheni me këtë status të ri?

-Faleminderit për urimin, së pari. Së dyti, sa për statusin e pensionistit, megjithëse më duket se pensioni ka ardhur shpejt, (buzëqesh), jeta bën të sajën e duhet ta pranojmë se s’ka rrugë tjetër. Nëse do të përmblidhja jetën time në pak fjalë mund të thosha: Jam krenar dhe i lumtur, pasi jam përpjekur të bëj më të mirën, si sportist, si trajner, si pedagog, si familjar. Këtë e kam parë në çdo hap të jetës, e shikoj dhe sot që jam zbardhur, kur më flasin, më duan më respektojnë  kudo që shkoj apo këdo që takoj. Sigurisht, në atë që kam arritur, kanë meritën e tyre dhe bashkëshortja Idërsha e dy fëmijët, djali e vajza, të cilëve dhe ndonjë borxh u kam, pasi u kam munguar shpesh, nuk kam qenë mes tyre për shkak të angazhimeve. Kjo është lumturia më e madhe që të jep jeta, pasi dihet, në këtë botë ne jemi pasagjerë dhe stacioni i fundit vjen më shpejt se sa e mendojmë.

Të kthehemi tek futbolli, në përmbushjen e karrierës si sportist e si trajner…

-Dua të them që në fillim se, nëse vlerësohet se unë kam dhënë diçka si sportist e trajner me ekipin e “Partizanit” dhe ekipe të tjera, me ekipin e vendlindjes sime, gjithçka ja dedikoj të madhit të futbollit, ikonës Loro Boriçi. Ai më përzgjodhi si talent, më ofroi që skënderbegas me ekipin  ëndrrave të mia “Partizanin”, ai më stërviti e mësoi të jap maksimumin si futbollist e si trajner më vonë…

Hapat e parë lidhen me vendlindjen tënde, në Skrapar apo?

-Po, në vendlindjen time, në Skraparin e mrekullueshëm. Kam filluar të luaj futboll me ekipin e moshave që në moshën 13 -vjeç, në vitin 1968. Kam luajtur dy vjet këtu, ku kujtoj me respektin më të madh trajnerin, Abaz,Beqollari. ,Futbolli atë kohë i jepte jetë atij qyteti, dhe ndeshjet ishin festë e vërtetë, ku merrnin pjesë i madh dhe i vogël. Por kur nuk kisha mbushur 15 -vjeç, largohem nga ky qytet për në Tiranë, pasi më kishte dalë bursa për në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Ushtarake  “Skënderbej”.  Bashkë me dëshirën për të arritur rezultate shumë të mira në mësime e të ndiqja karrierën e bukur të oficerit aktiv, mbartja në zemër dhe ëndrrën për të ndjekur pasionin tim, futbollin, pasi Tirana do më jepte mundësi të tjera, e unë vetëm duhet të punoja. Pse ta fsheh, kisha dëgjuar se në këtë shkollë kishin përparësi sportet, se aty punonin legjendat e futbollit të  “Partizanit” dhe të ekipit kombëtar e, unë dëshiroja të provoja veten…

Kështu, me ardhjen në Tiranë, “zgjate  duart” tek “Partizani”?

-Shpejt do ndodhte kjo. Në shkollën “Skënderbej” vajta në shtator të vitit 1974. Që në ditët e para provohem  në ekipin e shkollës dhe menjëherë bëhem lojtar i këtij formacioni. Zhvilloheshin  aktivitete të shumta atë kohë, në Tiranë dhe kombëtare. Kujtoj dhe shokët e mi Agim Bedini, ArjanShore,  etj, me të cilët shumë shpejt u bëmë dhe anëtarë të ekipit të të rinjve të  “Partizanit”. Kjo shkollë, siç e përmenda, kjo shkollë  ka qenë filial i “Partizanit” dhe ekipi i të rinjve, kishte pothuaj lojtarë nxënës të  kësaj shkolle. Ka qenë një periudhë  kur ekipi ynë i të rinjve  të “Partizanit”, ka shkëlqyer. Në vitin 1976, kalojmë njëherazi me Hajro Leskën dhe Agim  Bedinin  tek ekipi i parë i “Partizanit”. Kisha arritur ëndrrën time. Trajnerë kishim të madhin  Loro Boriçi dhe Ilia Shuken. Kam luajtur përkrah futbollistëve-ikona të kohës në këtë ekip si, Ilir Lamen, Feim Brecën, Astrit Ziun etj. Por sigurisht, mosha, angazhimet në karrierën ushtarake si pedagog dhe dëmtimet, sollën dhe momentin e ndarjes nga fusha e blertë si futbollist, por jo nga futbolli, duke u kualifikuar dhe ushtruar detyrën e trajnerit…

Diçka nga karriera juaj si trajner?

-Bëra disa kualifikime për të arritur licencat zyrtare në këtë sport. Në këtë udhë, fitova licencën “Pro-A”, që është dhe më e larta për trajnerët në Shqipëri. Sigurisht, kam ushtruar më pas aktivitetin  e trajnerit në disa ekipe. Kështu, bashkë me Sotir Seferin kemi drejtuar ekipin “U-23”, ekipin e futbollit “Arbëri” të Tiranës, për disa vite etj… Mund, preokupim maksimal, rezultate dhe kënaqësi më ka dhënë puna si trajner i ekipit  “5 shtatori”,  ekipit  të vendlindjes sime.

Më konkretisht, për kohën dhe rezultatet, kur keni drejtuar ekipin “5 shtatori” të Skraparit?

-Drejtimin e këtij ekipi e mora në vitin 2007, që në fakt ishte një kohë e vështirë. Ishin një grup djemsh  pasionantë, por që duhej shumë punë në të gjitha aspektet, në përgatitjen fizike, në atë teknike e psikologjike  për të arritur rezultate. Kur e mora drejtimin e ekipit  “5 shtatori”, ekipi ishte në kategorinë e tretë.  Me këmbëngulje, punë të palodhur dhe me mbështetjen e strukturave shtetërore lokale e kryesisht sportdashësve të zjarrtë vendin, ia arritëm që nga kategoria e tretë, të vinin në kategorinë e parë. Ishte një sukses i dëshiruar ky. Kujtoj lojtarët e mrekullueshëm Vilson, Çaushi, Mario,Bytyçi, (portier që luan edhe sot), Redi Haka, Isidor  Sekseri, (luan sot në Itali), Andi Lame (djali i Ilir Lames) etj, të cilëve u kërkoj ndjesë që nuk po u përmend emrat. “Në Skrapar, me këmbëngulje, punë të palodhur dhe me mbështetjen e strukturave shtetërore lokale e kryesisht sportdashësve të zjarrtë vendin, ja arritëm që nga kategoria e tretë, të vinin në kategorinë e parë. Ishte një sukses i dëshiruar ky. Kujtoj lojtarët e mrekullueshëm  Vilson Çaushi, Mario Bytyçi, (portier që luan edhe sot), Redi Haka, Isidor Sekser, (luan sot në Itali), Andi Lame (djali i Ilir Lames) etj., të cilëve u kërkoj ndjesë që nuk po u përmend emrat…”

Pohuat se për sukseset dhe karrierën tuaj në futboll, falënderoni të madhin Loro Boriçi?

-Po. E them me plot gojën që unë kam pasur fatin të punoj me tri “kapelet e arta” të futbollit shqiptar, me të mëdhenjtë  Refik Resmja, Panajot Pano dhe Loro Boriçi. Dhe ky është privilegj i madh. Falenderime nga zemra për këta mjeshtra të papërsëritshëm të sportit shqiptar.

Urim për Luftarin, në 65-vjetor!

I dashur shoku e miku ynë Luftar Guri! Të urojmë nga zemra: “Gëzuar 65-vjetorin”, jetë të gjatë, shëndet, gëzim e lumturi në familjen tuaj. Ju keni qenë e mbeteni sportisti  i  palodhur, trajneri i përkushtuar, pedagogu i aftë, intelektuali me interesa të gjera, e njeriu model. Këto cilësi, u kanë bërë që të shkëlqeni e të zini një vend me dinjitet në fushën e lojës dhe në jetë. E kështu do të mbeteni, pasi me vullnetin e palëkundur, ju nuk u dorëzuat dhe në ato momente kritike përballë sëmundjes së rëndë.

Familja juaj, ne shokët e miqtë, ndjehemi krenarë me një shok të tillë si ju!

Dhe një herë, urime pa fund!

“Ilir Konduri, futbollist, Angli: Për profesor Luftar Gurin, unë dhe brezi im ruajmë respektin më të madh, si trajner i aftë, tejet i përgatitur dhe mbi të gjitha një njeri që e njihte mirë futbollin dhe dinte të të vinte në punë, të përgatiste në mënyrë cilësore. Unë karrierën time ia dedikoj pikërisht trajnerit Guri, të cilit i jam shumë mirënjohës!”

Bardhyl Kollçaku, MaksimFejzulla, Ramazan Zelia, Arben Prusta, Artan Stroka, Agim Bedini, EdmondShahollari, RasimBoriçi, TomorrLamçe, Luan Lamaj, Agim Duro, Gjergji Binaj, ShaqirZhama etj…