Luajti për 2 vite me Laçin, braziliani Teko me ekip të ri, ja ku do të luajë sezonin tjetër

208
Sigal

Ish-sulmuesi i Laçit, Teldiano Guimares u largua nga skuadra kurbinase në merkaton dimërore të këtij sezoni, teksa braziliani u largua në formën e një lojtari të lirë pa kontratë.

Siç raportohet, Teco ka arritur të gjejë marrëveshjen me ekipin brazilian të Rio Branko VN e cila luan në ligën Kapiksaba në Brazil. 25 vjeçari luajti për 1 sezon e gjysmë me skuadrën e Laçit ku arriti të shënoje dhe 6 gola.

Rio Branko është një ndër kampionatet më të mira në ligën e saj, ku në 6 ndeshje ka 6 fitore.