Presidenti Meta: Midis zotit Balla dhe zotit Bardhi do të doja që të zgjidhja zotin Bardhi

221
Sigal

Në vazhdim të intervistës, Presidenti Ilir Meta akuzoi sot kreun e grupit parlamentar të PS, Tulant Balla, si njeriun që kontrollon gjithë bizneset dhe tenderat në Elbasan.

“Midis zotit Balla dhe zotit Bardhi do të doja që të zgjidhja zotin Bardhi, sepse Ballën e njoh që kur ka erdhi në Partinë Socialiste. Taulanti kontrollon çdo situatë në Elbasan, është kryepatronazhisti i Elbasanit sepse nga ai kalon çdo tender, kontrollon çdo biznes dhe individ.”,- u shpreh Kreu i Shtetit.

“Prokuroria eshte e kapur sepse vetem kështu u mbyllën dhe dosjet e Dibrës dhe të Shijakut. I semuri i bën vetëm një thirrje Damjanit: Tërmet tërmet…!!!
Prokuroria është e kapur dhe këtë e tregon dhe fakti që Presidenti ka bërë padi penale në SPAK për incenratorët, dhe nuk po bëhet asnjë hetim. AKSHI është institucioni që duhet të mbroje të dhënat personale e të gjithë individëve. Si institucion është në varësi të Ramës dhe merr urdhra vetëm nga ai. Të gjitha të dhënat personale të çdo individi janë në duart e disa individëve të papërgjegjshëm dhe mund të shpërdorohen, siç ndodhi në Pustec.”,- shprehet më tej Presidenti Meta.