Lotito paralajmëron klubet e mëdha: Është rritur vlera e Saviç, ju flas me shifra

125
Sigal

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito hodhi poshtë thashethemet se ai kishte rënë dakord të shiste Sergej Milinkovic-Savic te Juventus në janar dhe theksoi se vlera e yllit serb është ende në rritje.

Mesfushori 27-vjeçar po vazhdon të shkëlqejë në Serie A këtë sezon nën drejtimin e Maurizio Sarri, duke e dëshmuar më tej veten si një nga mesfushorët më të mirë në botë. Në nëntë ndeshjet e para të kampionatit të Serie A, Milinkovic-Savic ka shënuar tre gola dhe ka dhënë shtatë asiste, duke u koordinuar në mënyrë perfekte me Ciro Immobile.

Duke folur për Il Messaggero, Lotito nuk nguroi t’u përgjigjej pyetje provokuese.

“Unë nuk kam marrëveshje me agjentin e tij Kezman për ta shitur atë te Juventusi apo diku tjetër në dimër. Përkundrazi, ai tani vlen 120 milionë euro, jo 100 milionë euro. Çdo muaj çmimi rritet” – Tha ai.