Rusia me “5 yje” në ndeshjen e Botërorit, Putin përgëzon futbollistët në dhomat e zhveshjes

546
Sigal

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka zbritur në dhomat e zhveshjes së stadiumit “Luzhniki” për të falënderuar dhe përgëzuar personalisht trajnerin dhe skuadrën kombëtare të Rusisë, pas fitores 5-0 ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2018.

Putin, që u pa disa herë duke festuar golat e Rusisë në krah të presidentit të FIFA, Gianni Infantino, i uroi gjithashtu futbollistët për ndeshjet e ardhshme kundër Egjiptit dhe Uruguajit.

Suksesi ndaj Arabisë, në praninë e 81 mijë shikuesve në Moskë, ishte mënyra më e mirë për Rusinë që të fitonte veprimtarinë e parë të Kupës së Botës që zhvillohet në vendin e tyre nga 14 qershori deri më 15 korrik.