LIVE| Kombëtarja del në nxemje, shikoni çfarë ndodh direkt nga “Air Albania” (VIDEO)

165
Sigal

Teksa ka mbetur më pak se dy orë nga fillimi i sfidës, tifozët shqiptarë kanë pushtuar rrugët duke dalë në përkrahje të Kombëtares. Ndiqni live nga ”Panorama Sport” atmosferën në ”Air Albania”.

LIVE/ 20:12 Kombëtarja del në nxemje teksa pritet më pak se gjysmë ore për të startuar sfida. 

LIVE/ 19:39. Atmosferë elektrizuese brenda stadiumit Air Albania. Kuqezinjtë dalin në fushë për të bërë nxemjen prag sfidës.

LIVE/ 19:17. Atmosfera në stadiumin ”Air Albania”. Radhë të gjata në stadium para startit të sfidës pasi tifozë të shumtë janë në pritje për të hyrë në ambientet brenda Air Albanias. Ndërkohë tifozët që kanë hyrë brenda kanë zënë vendet e tyre, ndërsa atmosfera në stadium duket mjaft e zjarrtë. 

LIVE| 19:03 Atmosfera kuqezi para ndeshjes

Në ‘’Air Albania’’ priten 22 mijë tifozëve, gjë e cila tregon interesin dhe mbështetjen e madhe të tifozëve ndaj kuqezinjve.

Në video shikohet se si një numër i lartë tifozësh marshojnë në rrugët e Tiranës duke e bërë edhe më elektrizuese atmosferën prag ndeshjes.