Licencimet e klubeve/ FSHF nuk bëri kurrë transparencë këtë sezon

196
Sigal

Sezoni futbollistik në Shqipëri u mbyll me Kupën e Shqipërisë, por edhe pse kanë kaluar katër ditë, sërish FSHF nuk e ka bërë transparencën e licencimeve të klubeve për pjesëmarrjen në Europë.

Ky proces konsiderohet si çështje rutinë, ku edhe fqinjët tanë në rajon, Kosova dhe Maqedonia e Veriut prej javësh e kanë bërë publike se cilat klube e kanë marrë licencën. Ndërsa në Shqipëri kjo nuk ndodhi, gjasme për të mos ndikuar në ecurinë e garës, që klubet me probleme të mos “njollosnin” konkurrencën.

Edhe pse sezoni është mbyllur, sërish mungon transparenca nga federata, ndonëse klubet dhe konkurrentët e dinë çfarë ka ndodhur dhe jo më kot ecuria e ndonjë klubi është përligjur edhe nga mungesa e licencës europiane.