Levandovski e ka bindje: Barcelona rikthehet te trofetë, ky është momenti perfekt për mua

122
Sigal

Barcelona do të rikthehet te trofetë. Ky është premtimi i Robert Levandovskit, në një intervistë të dhënë për “La Liga World”. Sulmuesi katalanas u shpreh besimplotë se gjithçka do shkojë mirë dhe ekipi do shkojë sërish te suksesi.

“Unë mendoj se ka kaluar shumë kohë për Barcelonën pa fituar tituj, jam i sigurt se do të fitojmë tituj. Nuk doja të luaja gjithë jetën time vetëm në një Ligë. Gjithçka shkoi mirë në Bundesligë, ishte një përvojë e mirë për mua, por e dija se ishte një hap më shumë për karrierën time të shkoja në La Liga.

Është momenti perfekt për mua dhe është një sfidë e madhe. Unë jam gati. Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga dhe tani jam këtu në Barcelonë dhe jam shumë i lumtur. Shpresoj se të mundemi t’i bëjmë tifozët të lumtur” – tha ai.