Që Kristian Asllani do të jetë larg Interit në sezonin e ri, këtë e tregon edhe vetë klubi zikaltër, i cili në çdo emër tjetër që e parashikon në merkato, si kompesim afron emrin e Asllanit. Prioritet i tij janë skuadrat italiane, dhe ky ka qënë një nga kushtet e tij për tu larguar nga Interi. Dhe pasditen e sotme, në mediat sportive italiane (por edhe në portalin e lëvizjeve të futbollistëve në Itali, Calciomercato.com) është përhapur një lajm interesant merkatoje, rreth të ardhmes së tij. Sipas tyre, Asllani po i ofrohet Parmës si shkëmbim plus disa miliona euro, për të marrë mbrojtësin Leoni. Bëhet e ditur se Asllani nuk do të ishte kundër një transferimi të tillë, i ndërgjegjshëm se te një klub si Parma do të kishte rol protagonisti. Duke parë se askush tjetër deri tani nuk ka bërë ofertë për mesfushorin, kjo duket hipoteza më e mundshme që do të kënaqte të gjitha palët e përfshira. Kristjan Asllani nuk është pjesë e planeve të trajnerit Kristjan Kivu, i cili luan me një mesfushë ndryshe nga ajo e Inzagit, ndaj dhe hapësirat për të do të ishin minimale. Ky mbetet edhe si një “Derbi Kristianësh” në merkaton e Interit, ku Asllani duket pranë Parmës.






















