Nuk munguan edhe arbitrat shqiptarë në këtë tur të tretë në ndeshjet e futbollit në Europë. Në ndeshjet e Europa Ligë do të jetë arbitri shqiptar EneaJorgji kryesor i sfidës Zrinjski Mostar dhe Breidablik. Por edhe ndihmësat e tij janë nga futbolli shqiptar: Denis Rexha dhe Ridiger Ccokaj, ndërsa arbitër i katërt do jetë Olsid Ferataj. Në sistemin VAR do të jetë anglezi Stuart Atuell, me ndihmësin shqiptar Albert Doda. Kjo ndeshje do të luhet më 7 gusht, në orën 20:00 në stadiumin “Stadion pod Bijelim Brijego” të qytetit të Mostarit në Bosnje Herzegovinë. Për vitin 2025, kjo është ndeshja e dytë që Enea Jorgji gjykon në Europa Ligë, pas asaj mes Eintraht Frankfurt të Germanisë, me Ferencvarosh të Hungarisë, e luajtur më 23 janar 2025.
Gjyqtarët
Zrjinski-Breidablik
Arbitër kryesor
Enea Jorgji (Alb)
Asistentë
Denis Rexha (Alb)
Ridiger Çokaj (Alb)
Arbitër i katërt
Olsid Ferataj (Alb)
VAR
Stuart Attuell (Ang)
Asistent VAR
Albert Doda (Alb)






















