Furtunë në Futbollin italian! Kreu i klubit të Lazios, Claudio Lotito duhet të qëndrojë shtatë muaj larg skuadrës dhe stadiumeve, ndërsa ekipi italian është gjobitur me 150 mijë euro.
Mjekët e klubit të Lazios, Fabio Rodia dhe Ivo Pulcini gjithashtu janë pezulluar me një vit pas skandalit me parregullsitë e tamponëve.
Lazio akuzohet për shkeljen e protokollit të Covid-19, vitin e kaluar, pasi në disa raste lojtarët kanë rezultuar negativë dhe më pas pozitivë, teksa u krijuan dyshime se klubi bënte lëvizje të jashtëligjshme dhe ka grumbulluar ose aktivizuar lojtarë të infektuar.
Një hetim filloi në tetor të vitit të kaluar pasi rregullat e Serisë A u duk se u shkelën pas rasteve pozitive të Ciro Immobile, Lucas Leiva dhe Thomas Strakosha.
Gjithsesi vendimi po cilësohet “minimal”, pasi Lazio nuk penalizohet me pikë në renditje.