Sigal

Reali i Madridit dhe Interi duket se tashmë janë në armiqësi të hapur me njëri-tjetrin. Përpjekëjet e italianëve për Modriç thyen marrëdhëniet mes dy klubeve por duket se nuk mbaron këtu.

Reali duket sikur do t’ja kthejë me të njëjtën mënyre dhe tashmë do ti marrë 9-ën  klubit italianë.

Gjatë ditës së sotme ‘Futboll Italia’ ka raportuar se Real Madrid është duke menduar një operacion rrufe për të nënshkruar me Icardin.Transferim edhe pse shihet shumë i vështirë Real Madrid do të bëjë të pamundurën të transferojnë argjentinasin, duke qenë se sulmi ka ngelur bosh me largimin e CR7.

Klauzola e sulmuesit ka qenë 110 milionë euro dhe ka skaduar, ndërsa merkato në Spanjë mbyllet më 31 gusht.  Në Itali tregu tashmë është mbyllur dhe nëse Reali do të arrijë të nënshkruajë me Icardin, Interi do të mbetet me boshllëqe në sulm.