Lazio bën gati renovimin me Thomas Strakoshën, por edhe Luiz Felipen

394
Sigal

Lazio mendon të blindojë kampionët e saj, duke filluar nga Luis Alberto, Thomas Strakosha dhe Luiz Felipe. Sapo kanë siguruar aprovimin e mesfushorit spanjoll (zgjatje kontrate deri në 2025 me pagën që rritet në 3,5 milionë përfshirë bonus), tani Lazio po përqendrohet mbi lëvizjet urgjente që janë ato të portierit të kombëtares së Shqipërisë dhe Luiz Felipe.

Të dy kanë një kontratë që përfundon në 2022, por duan që të shmangin ndonjë surprizë të pakëndshme pasi janë shumë të kërkuar në merkato. Dy lojtarët duhen blinduar edhe pse, duke parë moshën (25 vjeç portieri, 23 mbrojtësi) e rendimentin e shkëlqyer të kohëve të fundit. Strakosha në vitet e kaluara është kërkuar nga disa klube të Premier, ndërsa për Luiz Felipe në javët e shkuara erdhi interesimi i Barcelonës që për momentin duket se ka hequr dorë.

Oferta është praktikisht e njëjtë: rinovim deri në 2025. Për sa i përket anës ekonomike çështja është pak ndryshe. Strakosha përfiton pak më shumë se 1 milion euro, ndërkohë me rinovimin do të shkojë rreth 2 milionë euro në sezon. Mbetet që firma në kontratë të hidhet në ditët në vijim, teksa portieri shqiptar duket se do të ketë një karrierë të gjatë në skuadrën kryeqytetase në Itali, në rolin e protagonistit.