Shkencëtarët zbulojnë antitrupin që pengon infeksionin ndaj koronavirusit

399
Sigal

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar një antitrup që bllokon infeksionin nga koronavirusi i ri.

Sipas Daily Mail, antitrupi njihet si 47D11 dhe shënjestron proteinën famëkeqe të virusit. Pikërisht këto ‘thumba’ të proteinës lidhen me qelizat njerëzore dhe depërtojnë aty materialin gjenetik.

Testimet te minjtë kanë provuar se ky antitrup e pengon infeksionin- duke e neutralizuar atë në mënyrë efektive.

Ky zbulim i madh ofron shpresë për një kurë për sëmundjen që ka vrarë më shumë se 235 mijë njerëz deri më tani. Ekipi hulumtues që bëri këtë zbulim i përket Universitetit të Utrehtit.

Antitrupat, të quajtura edhe imunoglobinë, janë një proteinë mbrojtëse e prodhuar nga sistemi imunitar.

Antitrupat evidentojnë dhe u ngjiten substancave të huaja, duke u larguar nga trupi. Antitrupat prodhohen nga qelizat e bardha të gjakut.