Lavdije Murati, shqiptarja që kujdeset për yjet e Borusias

660
Sigal

Pedikuristja simpatike rikthen në formë Levandovskin me shokë: “Por, s’kam asnjë ide nga futbolli”

Borusia e Dortmundit,në tre vitet e fundit ka dalë dy herë kampione e Gjermanisë, ndërkohë që këtë sezon doli nënkampione e Europës, teksa humbi me Bajernin në finalen e Ligës së Kampioneve. Konsiderohet nga të gjithë si një skuadër simpatike, por pak e dinë se, është një shqiptare, Lavdije Murati, që kujdeset për të sjellë në formë lojtarët e Jurgen Klopit. Shputat e këmbëve te shumica e njerëzve nuk paraqesin diçka veçanërisht të rëndësishme. Por ka një numër njerëzish të cilët pikërisht me këmbët e tyre fitojnë shumë para. Për shembull yjet e Borusias së Dortmundit (BVB) si Robert Lebvandovski dhe Kevin Groskrojci. Dhe pasi që këmbët e futbollistëve ngarkohen shumë dhe shumëçka varet nga funksionaliteti i tyre për to nevojitet kujdes i veçantë. Eh, pikërisht këtu “hyn në lojë” Lavdije Murati, pedikyristja që përkujdeset për këmbët e yjeve të Borusisas së Dormundit. “Të jemi të qartë, – shkruan portali gjerman Lokalkompas.de, – as Lavdija nuk mund të na thotë se a do të ikë Levandovski nga BVB dhe nëse po, ku do të shkojë”. Sepse edhe sikur ai fare do t`i tregonte asaj, pedikyristja simpatike, normalisht se nuk do ta dekonspironte. Ajo, natyrisht, nuk nxjerr jashtë asgjë në lidhje me çështjet e brendshme të lojtarëve “të saj”. Vetëm kaq: “Ata janë që të gjithë vërtetë të mirë, shumë të mirë”, thotë shqiptarja nga Kosova, e cila jeton prej dhjetë vitesh në Gjermani ndërsa para kësaj, për gjashtë vite ka ushtruar profesionin e saj në Spanjë. “Kozmetika, pedikyrizmi dhe makijazhi”, i përshkruan ajo fushat e punë së saj. Prej tri vitesh kosovarja e bukur, krahas klientëve “normalë” përkujdeset edhe për çunat e BVB. Prindërit e Lavdijes jetojnë prej një kohe shumë të gjatë në Gjermani, kështu që edhe ajo e kishte parë normale të sistemohej në Dortmund. Por si lindi kontakti i Lavdijes me Borusian e Dortmundit? “Një lojtar i BVB ishte dikur klient në studion e kozmetikës ku punoja unë. Ai më tha se në BVB po kërkonin dikë të këtij profesioni” kujton Murati. Pastaj ajo njohu Klaus Kraftin, shefin e shërbimit mjekësor. “Ai është një tip i mrekullueshëm”, – thotë Lavidja për Kraftin, që kujdeset jo vetëm për futbollistët profesionistë, por dhe për ata të ekipit amator dhe të moshave. Nga tetori i vitit të kaluar, 37-vjeçarja atraktive mban edhe një lokal në Lynen. “Unë kam një lokal edhe në Dortmund, ndërsa në qendrën e trajnimit të BVB-së  është edhe një ambient i rezervuar për mua”. Por a është ajo tifoze e madhe e Borusias së Dortmudnit? “Klubi është i mrekullueshëm. Por në fakt unë nuk kam asnjë ide për futbollin. Kur vijnë lojtarë të rinj unë shpesh nuk i identifikoj dot edhe pse ata janë tashmë të njohur”, thotë ajo. Ndoshta këtu dhe është fshehtësia e saj: Lavdija i lë lojtarët në qetësi, nuk i bezdis ata me kërkesa për autografe. “E gjithë puna që bëj është profesioni im i ëndrrave. Puna me BVB më jep kënaqësi. Për mua lojtarët janë njerëz krejtësisht normalë dhe të mirë”, thotë ajo. “Ky profesion është dhe puna ime e ëndërruar. Kam shumë kënaqësi të punoj me Borusian e Dortmundit. Për mua, lojtarët janë njerëz të thjeshtë dhe këndshëm”, – shton Lavdija. Por, a ka frikë ajo për ndonjë gabim të mundshëm, që mund të ketë edhe pasoja te klientët e saj lojtarë? “Jo”, – përgjigjet ajo krejt e sigurt dhe e vetëdijshme për punën që bën. “Borusia e Dortmundit është shumë mirë e organizuar. Nuk kam aspak stres me punën që bëj, madje mund ta quaj vetëm një stres pozitiv”. Shumë nga lojtarët kanë kënaqësi të qethen edhe nga ajo.

BRAZILI ËSHTË EKIPI QË, KA MARRË MË SHUMË PJESË SE CILADO TJETËR SKUADËR NË KOMPETICION

Nga edicioni i parë në Arabinë Saudite, të zhvilluar 16 vjet më parë, Kupa e Konfederatave është rritur shumë dhe është shndërruar në një festë të vërtetë futbollistike, të konsideruar si “Festivali i Kampionëve”. Faqja zyrtare e FIFA-s ka botuar një speciale me të gjitha “numrat” e turneut, detajet dhe të veçantat në prag të edicionit të 9-të që do të nisë në Brazil të shtunën.

7 – Brazili është ekipi që, ka marrë më shumë pjesë se cilado tjetër skuadër në Kupën e Konfederatave. Kjo do të jetë hera e shtatë për Brazilin, qysh nga viti 1997. “Seleçao” është dhe skuadra që e ka fituar më shumë tituj (tre: 1997, 2005 dhe 2009) dhe ka luajtur me shumë ndeshe (28), ka fituar më shumë takime (18) dhe ka shënuar më shumë gola (64). Brazili i ka fituar titujt në tre kontinente të ndryshme, duke e ngritur trofeun në Meksikë në vitin 1997, në Gjermani në vitin 2005 dhe Afrikën e Jugut në vitin 2009.

2 – Shunsuke Nakamura and Hidetoshi Nakata janë dy lojtarët e vetëm japonezë që kanë shënuar në dy edicione të ndryshme të Kupës së Konfederatave. Nakamura realizoi tre gola në vitin 2003 dhe një në vitin 2005, ndërkohë që Nakata realizoi nga një herë në edicionet 2001 dhe 2003.

1 – Meksika është ekipi i vetëm nga Konfederata e Amerikës Veriore dhe Qendrore që e ka fituar turneun, ku ajo e organizoi në vitin 1999, duke fituar 4-3 me Brazilin në finale. Ndeshja përcaktuese e Kupës së Konfederatave të vitit 1999 gjeneroi pjesëmarrjen më të madhe të turneut në histori, me 110 mijë shikues në stadiumin “Azteka” në Meksiko Siti, më 4 gusht 1999.

57 – Ndeshja e fundit që ka luajtur Italia në tokën e Brazilit daton më 1 korrik 1956, pra 57 vjet më parë, teksa ata humbën 2-0 në një ndeshje miqësore. Përpara kësaj ndeshje, në Kupën e Botës 1950 të zhvilluar në Brazil, “axurrët” humbën 3-2 me Suedinë dhe fituan 2-0 me Paraguain.

18 – Jo më pak se 18 lojtarë të skuadrës spanjolle që luajtën në Kupën e Konfederatave 2009 u kurorëzuan një vit më pas Kampionë të Botës një vit më pas në Afrikën e Jugut. Gjatë fushatës 2009, humbja 2-0 me Shtetet e Bashkuara në gjysmëfinale i dha fund serisë pa humbje prej 35 ndeshesh rresht, e cila barazoi rekordin e Brazilit të vendosur midis viteve 1993 dhe 1996. Ecuria e Spanjës nisi, më 7 shkurt 2007 me atë fitore 1-0 ndaj Anglisë në Mançester.

16 – Uruguai rikthehet në Kupën e Konfederatave pas 16 vitesh mungesë, dhe që koincidon me kohën midis dy triumfeve të tyre të fundit në Kupën e Amerikës (1995-2011). Në të vetmen fushatë të mëparshme të tyre në Kupën e Konfederatave, Uruguai i fitoi tre ndeshjet në grup përpara se të humbitnin në gjysmëfinale kundër Australisë 1-0 në kohën shtesë. Goli fitues ishte një ‘gol i artë’ i realizuar në minutën e 92-të nga Herri Kjuell.

3 – Tahiti është ekipi i tretë që përfaqëson Oqeaninë në Kupën e Konfederatave, ndërkohë që më parë kishin marrë pjesë Australia dhe Zelanda e Re. Tahiti u kualifikua pasi fitoi Kupën e Kombeve të Oqeanisë në viti 2012. Ishullorët fituan 1-0 kundër Kaledonisë së Re në finalen e 10 qershorit, falë një goli të Stivi Çong Hju.

0 – Nigeria është një nga dy ekipet e pamundura në historinë e Kupës së Konfederatave, duke fituar një ndeshje dhe barazuar dy. Afrikanët morën pjesë në ndeshjen për vendin e tretë,të cilën e humbën me penallti. Ekipi tjetër që, s’ka pësuar humbje është Danimarka, me dy fitore dhe një barazim.

4 – Në ai do të luajë qoftë dhe një minutë të vetme në turneun e vitit 2013, uruguaiani Andres Skoti do të bëhet lojtari i katërt më i moshuar që luan në Kupën e Konfederatave, duke pasur tunizianin Ali Boumnijel (39 vjeç e dy ditë), gjermanin Lotar Mateus (38 vjet e katër ditë) dhe japonezin Rui Ramos (37 vjeç e dhjetë ditë).

DASHURIA MË E FORTË NË BOTË

Dashuria e tyre mund të konsiderohet si më e forta në botë. Çifti ka fituar tri herë rresht “Miami Pro World Championships”, midis 200 konkurrentëve, dhe ky është çifti i parë që fiton titullin kampion botëror aq të ëndërruar. Akimi fitoi në disiplinën “Modeli muskuloz” dhe “Modelin fitnes”, ndërsa Beketi në “Modeli Bikini”. Akimi tha për mediat amerikane se, ai dhe bashkëshortja e tij ushtrojnë çdo ditë fitnes dhe se ata e kanë nisur me badibilding. Së bashku ata kanë një vajzë pesëvjeçare.