Largimi i fituesve të Topit të Artë nga Evropa, në skenën e madhe ka mbetur vetëm një

68
Sigal

Nga 2008 e deri më sot, Topin e Artë, çmimi më prestigjioz individual të futbollit, e kanë fituar vetëm katër futbollistë.

Deri në vitin 2018, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo ishin fitues të trofeut të futbollistit më të mirë në botë.

Më pas Luka Modric e theu dominimin e tyre. Messi e ktheu Topin e Artë në vitrinën e tij dy vitet në vijim, ndërsa Karim Benzema e mori vitin e kaluar.

Tani, tre nga katër lojtarët që kanë shënuar futboll në 15 vitet e fundit janë larguar nga futbolli elitar, janë larguar nga Evropa për të marr kontratat e tyre të fundit, por mjaftë fitimprurëse.

Ronaldo u largua nga Manchester United në janar dhe nënshkroi me Saudi Al-Nassr për dy vjet për 500 milionë euro.

Dy ditë më parë, Karim Benzema refuzoi ofertën e Real Madridit për vazhdimin e kontratës për të nënshkruar për Al-Ittihad, një kontratë edhe më luksoze se ish-bashkëlojtari i tij.

Lionel Messi vazhdoi eksodin e futbollistëve më të mirë të botës nga Evropa. Në vend të rikthimit të pritur në Barcelonë nga PSG, ai tronditi duke zgjedhur ofertën e Inter Miamit.

Pra, Luka Modric mbetet i vetmi fitues aktiv i Topit të Artë që zgjodhi futbollin evropian në vend të qindra miliona eurove. Ai refuzoi mega kontratën që i ofruan edhe sauditët dhe qëndroi edhe një sezon te Real Madridi.