Audienca televizive ka qënë një tjetër e dhënë mjaft interesante për sfidën e zhvilluar në stadiumin kombëtar mes Shqipërisë dhe Francës.
Plot, 6.2 milionë shikues mësohet se kanë qënë pozicionuar para televizorit francez “TF1” gjatë 90 minutave të sfidës.
Diçka të tillë e ka konfirmuar televizioni francez, që zbulon se kjo shifër përfaqëson rreth 25.5% të audiencës. Të enjten e kaluar, ndeshja Franca-Moldavia mbajti të “grozhduar” rreth 5.86 milionë shikues.
Pavarësisht se Shqipëria mori një humbje disi komode, 2-0 ndaj Kampionëve të Botës, futbolli ynë ishte “në syrin” e të gjithë globit.