Lajm i keq për kombëtaren, ja si është situata e dëmtimit të Kumbulla-s

431
Sigal

Kombëtarja e Shqipërisë nuk do të ketë në dispozicion Marash Kumbulla-n për sfidat ndaj Andorrës dhe Francës, të fundit në kuadër të eliminatoreve “Euro 2020”. Dëmtimi i pësuar në sfidën ndaj Brescias është më serioz nga sa dukej dhe kështu, sipas stafit mjekësor, futbollisti 19-vjeçar duhet të qëndrojë jashtë të paktën 2 javë.

Kumbulla, që po zhvillon një sezon shumë pozitiv te Verona dhe në Serie A, dëmtimin e parë muskulor e mori në kombëtare, në sfidën e luajtur ndaj Moldavisë, teksa po ai problem i është shfaqur edhe në kampionatin italian. Ai pritet që të humbasë sfidën ndaj Interit, por edhe dy ndeshjet kuqezi.