La Liga/ Messi synon të thyejë rekordin e legjendës Pele

281
Sigal

Mbrëmjen e sotme më në fund do të startojë edhe La liga, me një duel spektakolar mes Sevillas dhe Real Betis. Barcelona do të synojnë fitimin e titullit, pasi udhëheq me dy pikë më shumë se Real Madrid, ndërkohë që Lionel Messi ka para tij edhe dy sfida tjera.

Ylli argjentinas deri në fund të sezonit mund të thyejë dy rekorde të legjendave të futbollit, Pele dhe Telmo Zarra. Pele është lojtari me më shumë gola të shënuar te një skuadër, duke realizuar 643 herë në fanellën e Santos.

Lionel Messi, te Barcelona ka shënuar 627 gola dhe ka mundësi të mirë të arrijë dhe kalojë rekordin e Pele. Një tjetër rekord që mund të arrihet nga Lionel Messi, është ai i golashënuesit më të mirë në La Liga, i njohur si “Pichichi”.

Telmo Zarra dhe Messi kanë fituar nga gjashtë herë këtë çmim, por kapiteni i katalanasve është në rrugën e duhur për të fituarpër të shtatën herë, pasi kryeson në renditjen e golashënuesve në La Liga me 19 gola të shënuar, pesë më shumë se Karim Benzema.