Vlora/ Gjendet lëndë plasëse para një banese tek Uji i Ftohtë, policia jep detaje: Ishte artizanale

296
Sigal

Gjendet lëndë plasëse në Vlorë pranë Ujit të Ftohtë. Lënda plasëse është gjetur pranë një banese. Banesa mësohet se është në pronesi të shtetasit Gramos Habilaj.

“Rreth orës 15:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse (artizanale) e pa plasur, pranë banesës së shtetasit G.H.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e ngjarjes”, deklaron policia.