Mbyllet pas gjashtë orësh seanca ndaj Saimir Tahirit, ja kur do të merret vendimi

346
Sigal

Mbyllet pas gjashtë orësh seanca ndaj Saimir Tahirit. Vendimi për ish-ministrin e Brendshëm do të merret në orën 09:30 në datë 24 qershor. Tahiri ka paraqitur një mbrojtje prej 138 faqesh, ndërkohë që prokurorët e çështjes kanë kërkuar shfuqizim të dënimit të konvertuar në shërbim prove.

Tahiri një vit më parë është dënuar 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Krímeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite būrg për Tahirin për tri vepra penale “trāfikim i nārkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kríminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kríminale”, “grup i strukturuar kríminal”.

Ndërkohë ky shtë një vendim që nuk është pranuar as nga ish ministri dhe as nga prokuroria, duke e apeluar zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit që që nga java tjetër do të fillojë me gjykimin e dosjes.

Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm bashkë me ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela, kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn.