“KUPA PAVARËSIA”/ Zbardhen emrat e gjysmëfinalistëve

469
Sigal

Zbardhen emrat e katër gjysmëfinalisteve të “Kupës së Pavarësisë”: Flamurtari, Tirana, Prishtina dhe Shkëndija e Tetovës. Futbollistët e Prishtinës kaluan në gjysmëfinale të turneut “Kupa e Pavarësisë” pasi pas gjuajtjes së penalltive eliminuan rivalin kosovar Trepçën 89′ me rezultat 6:5, ndërsa koha e rregullt prej 90; minutash përfundoi pa gola. Kampioni vjeshtor i elitës së futbollit kosovar, luajti shumë më mirë se mitrovicasit të cilët luajtën një kohë të gjatë me një futbollist më pak sepse me karton të kuq ishte ndëshkuar Blerim Berisha. Trepça 89′ në këtë sfidë ishte e përforcuar me Taulnt Dajakun, Faton Zejnullahun dhe Kushtrim Lushtakun, por nuk u vërejt ndonjë përmirësim në lojën e tyre kurse të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit, ishin shumë më të mirë në këtë ndeshje, sidomos në pjesën e dytë kur krijuan shumë raste ndërsa Mentor Mazrekaj qëlloi shtyllën e portierit Mangjolli i cili pas penalltive nuk arriti të pret asnjë gjuajtje nga 11-të, metra të futbollistëve prishtinas. Tirana, Shkëndija e Tetovës dhe Flamurtari, janë katër skuadrat që do të luajnë gjysmëfinalet me 27 nëntor në Vlorë. Në të njëjtën ditë do të luhet edhe finalja, që do të përcaktojë fituesen e edicionit të tretë të Kupës së Pavarësisë.