Policia gjermane ndalon Ivanin e Tmerrshëm

513
Ivan Bogdanov nuk bën dot numra në Gjermani. Huligani i tmerrshëm serb, i famshëm për trazirat në një ndeshje Itali-Serbi, por edhe protagonist në trazirat që ndodhin në çdo derbi në Beograd, mes Partizanit e Crvena Zvezdës, është ndalur nga policia gjermane.
Sot luhet Këln-Crvena Zvezda dhe shumë tifozë serbë kanë shkuar në Gjermani, me tetë tifozë të arrestuar, mes të cilëve edhe Ivani i Tmerrshëm.
Sigal