Kupa e Shqipërisë/ Faza e dytë eliminatore vë përball “kategoritë” e futbollit shqiptar

467
Sigal

Sot, në ora 14:00 do të luhen 8 takimet e radhës në Kupën e Shqipërisë, me një përzierje ndeshjesh mes skuadrave të Superligës dhe të Kategorisë së Parë. Bie në sy që janë vetëm dy, ndeshjet që vënë përballë skuadrat e superiores, me Elbasani -Laçi dhe Apolonia – Teuta. Në këto dy ndeshje sigurisht që të favorizuara janë Teuta dhe Laçi, dy skuadra që kanë bërë mirë edhe në kampionat, por mbetet për tu parë ekzekutimi që do i bëjnë ndeshjes së Kupës, pasi ky turne është i një tjetër kategorie. Ajo që nuk pritet në këtë fazë, është vendosja në fushë nga skuadrat i një formacioni me lojtarë nga stoli, pasi vështirësia e takimeve sa vjen edhe shtohet. Përveç dy ndeshjeve “superiore”, vëmendje të veçantë rrëmbejnë edhe të tjerat, dhe sidomos takimi mes Bylis – Tirana, dy skuadra që pretendojnë në kategoritë e ndryshme të futbollit të shpallen kampione, edhe pse Bylis aktualisht ndodhet pak larg kreut, synimi mbetet gjithmonë aty. Veleçiku – Flamurtari është një tjetër takim që mund të sjellë surpriza, me vlonjatët që ndodhen në një gjendje aspak të mirë nga ana organizative pavarësisht barazimit që arritën të merrnin me Tiranën në shtëpi. Në ndeshjet e tjera në fakt nuk pritet të ketë ndonjë problem për të mëdhatë, duke filluar që nga takimi i Tërbunit me Skënderbeun, që nuk pritet ndonjë surprizë nga pukianët pasi përballë do kenë një Skënderbe në formë shumë të mirë, gjithashtu edhe Kukësi si rivale do të ketë Pogradecin, skuadër që po bën relativisht shumë mirë në kampionat duke u radhitur e 7-ta por me vetëm 3 pikë larg vendit të parë, ndërkohë që Vllaznia testin e radhës dhe me gjasë mundësinë për të marrë një fitore pas 6 humbjesh rresht do ta ketë ndaj Kastriotit të vendit të fundit në renditjen e grupit A të kategorisë së parë. Skuadra me mbrojtjen më të mirë në superiore, Partizani, do të shkojë të vizitojë fushën e lushnjarëve, në një takim që ndoshta mund të jetë edhe pak i koklavitur por që gjithsesi fitorja nuk diskutohet nga “Demat”, që po kryesojnë edhe kampionatin e madh. Në të gjitha takimet, sigurisht që më të favorizuara për të fituar janë skuadrat mike, që shkojnë me synimin për të mbyllur çdo gjë brenda ndeshjes së parë, ashtu siç bërë Skënderbeu ndaj Himarës që i shënoi 10 gola në takimin si skuadër mike. Në fakt pritet nga të gjitha skuadrat që të hedhin në fushë një formacion fitues, pasi do të kërkojnë që të mbyllin llogaritë që në ndeshjen e parë, duke shmangur surpriza të pakëndshme nga kundërshtarët. Të gjitha ndeshjet e kthimit do të jenë në datën 19.11.2014 në ora 13:30.

Ndeshjet e ditës së sotme

Veleçiku – Flamurtari

Tërbuni – Skënderbeu

Elbasani – Laçi

Lushnja – Partizani

Bylis – Tirana

Kastrioti – Vllaznia

Pogradeci – Kukësi

Apolonia – Teuta

Blatter: UEFA fajtore për incidentet mes Serbi – Shqipëri

Presidenti i FIFA-s dhe njëkohësisht kreu më i lartë i futbollit botëror ka dhënë një prononcim mbi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë që e pllakosi dhuna dhe aktet antisportive. I ftuar në një televizion rus për të diskutuar mbi botërorin 2018 që do të zhvillohet po në Rusi, ai përmendi faktin se politika nuk duhet të bëhet pjesë e sportit pasi ky i fundit ekziston për të përmirësuar marrëdhëniet në mes të njerëzve dhe jo për ti ndarë ata. Ky diskutim vinte si pasojë e kërkesave të shumta politike që shprehen se Kupa e Botës 2018 nuk duhet të zhvillohet në Rusi për shkak të politikave që ndjek ky shtet. I pyetur më tej nga gazetarja, që i vuri në dukje edhe skemën që përdor FIFA për ndarjen në grupe, Blatter u shpreh se, në shortet që bëhen nga FIFA nuk lejohen të shortohen shtete që janë në konflikt njëra me tjetrën, duke sjellë ndër mend edhe Azerbajxhanin dhe Armeninë që nuk lejohet të takohen bashkë. Nisur nga kjo, Blatter tha se, pavarësisht se nuk hyn në kompetencat e FIFA-s- UEFA nuk duhej assesi t’i kishte lejuar Serbinë dhe Shqipërinë të binin në të njëjtin grup. Sipas Blatterit, çdo gjë që u bë e kishte pikënisjen që në gjenezë, pra tek vetë hedhja e shortit që disa gjëra mund dhe duhet t’i parandalojë.

Francë – Shqipëri, FSHF publikon çmimet e biletave

Dje, Federata Shqiptare e Futbollit publikoi çmimet e vendosur nga FFF (Federata Franceze e Futbollit) për ndeshjen që do të zhvillohet me 14 nëntor në Rene të Francës mes Kombëtares Franceze dhe asaj Shqiptare. Çmimet variojnë nga 15 euro e deri në 65 euro. Pra çmimet janë të dy kategorive të ndryshme, dhe FSHF në deklaratën e bërë ju ka kërkuar të gjithë të interesuarve që të shkojnë e ti blejnë biletat vetëm tek zyrat e FSHF për të shmangur çdo shkelje që mund të bëhet, shkelje për të cilat vetë Federata nuk mund të mbajë përgjegjësi. Dy Federatat kanë rënë dakord që biletat për tifozët shqiptarë të mos kenë asnjë kosto shtesë, dhe që mos të paguajnë diçka më tepër duhet ti blejnë pranë pikave të autorizuara. Ndeshja që do të luhet do të jetë një miqësore në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për EURO 2016 që do të zhvillohet në Francë.

 kanë fund, pasi pas ndryshimeve në drejtim ku u largua GEA sport, administrimi ka kaluar në dorë të Bashkisë, por pa pasur ndonjë donator apo administrator real, tani vjen edhe një lëvizje tjetër, por kësaj radhe në kampin e brendshëm ku është vendosur përjashtimi nga skuadra i futbollistit Rijat Shala pasi ky i fundit bëhet me dije të ketë kërcënuar, sharë dhe ofenduar trajnerin Raineri në ndeshjen ndaj Teutës, kur ky futbollist u zëvendësua në minutën e 35-ë. Reagimi i tij aspak sportiv dhe shumë i dënueshëm ka çuar në të tillë vendim për këtë futbollist që në fakt ishte edhe një nga blerjet më të reja të Vllaznisë gjatë verës