Krisja përfundimtare, Manchester United “fshin” një nga blerjet më të shtrenjta

42
Sigal

Jadon Sancho është gjithnjë e më shumë jashtë skuadrës së Manchester United. Pas problemeve me trajnerin Erik Ten Hag, ish-lojtari i Borussia Dortmund u izolua.

Fillimisht ai u la jashtë seancave stërvitore vetëm, më pas pamundësia për të pasur marrëdhënie në qendrën sportive me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës (duhet të hajë edhe veçmas), tani edhe turpi social.

Lojtari i datëlindjes 2000, në fakt, është hequr edhe nga grupi Whatsapp i Manchester United. Kështu raporton The Sun. Anglezi, i cili tani i ka gati valixhet, po përjeton një situatë vërtet delikate në kufi me surrealen. Sancho u transferua nga Borussia Dortmund te Manchester United për plot 85 milionë euro.