Presidenti i Lega Seria A kundër mbylljes së stadiumeve për tifozët

222
Sigal

Presidenti i Lega Serie A, Paolo Dal Pino, e shikon si të palogjikshme vendimin për të kufizuar numrin e tifozëve në stadiume dhe flet hapur në mediat italiane.

“Nuk ka asnjë provë shkencore që mund të bëjë që të besohet se kufizimi i kapaciteteve të stadiumeve, që për më tepër janë të hapura, ndikon në frenimin e infeksionit viral.

Rritja e fundit e infektimeve në Itali ndodhi në një periudhë kur stadiumet ishin të mbyllura, ndërkohë që aksesi është vetëm për tifozë që janë super të vaksinuar dhe kanë Green Pass të përforcuar.

Çdo vendim i qeverisë që nuk lejon hapjen e plotë të stadiumeve do të ishte jashtëzakonisht i padrejtë”, është shprehur presidenti i Lega Serie A, Paolo Dal Pino.