Korrupsion për kualifikim në Champions League, hije dyshimi bien mbi klubin e njohur

99
Sigal

Benfica është një prej skuadrave që nuk preferohet shumë në Portugali, pasi për arritjet e tyre sportive gjithmonë ka vend për diskutime. Së fundmi mediat portugeze kanë shkruar për një skandal, që ka të bëjë me vitin 2017/2018.

Asokohe, Benficës i mjaftonte një fitore ndaj Moreirenses për të siguruar kualifikimin në vendin e dytë, duke lënë kështu jashtë Sportingun. Ashtu ndodhi, pasi Benfica triumfoi minimalisht 1-0.

Goli erdhi vetëm pas një penalltie, e shkaktuar nga Alfa Semedo. Gjithçka normale deri këtu, por jo për aq gjatë, pasi pikërisht Semedo u ble në merkaton e ardhshme nga Benfica për 2.5 milionë euro.

Në Portugali nuk i besojnë rastësisë, madje thonë se gjërat janë të lidhura me njëra tjetrën. Benfica arkëtoi atë sezon prej kualifikimit në Champions League plot 43 milionë euro.