KONFRIMOHET/ Dënohet Konte, ja sa ndeshje do të mungojë trajneri i Interit

182
Sigal

Trajneri i Interit Antonio Konte dënohet me dy ndeshje mungesë. Gjykata Sportive e Serisë A vendosi që tekniku zikaltër të përjashtohet për dy takime. Gjyqtari Gerardo Mastrandrea konsideroi se Konte ka përdour tone të ashpra dhe fjalë të papërshtatshme ndaj arbitrit Fabio Mareska në sfidën e fundit të kampionatit me Udinezen.

Dënim ka pësuar dhe drejtori teknik i Interit, Gabriele Oriali. Ish-futbollisti i njohur zikaltër do të mungojë një ndeshje si dhe duhet të paguëjë gjobë prej 5 mijë euro.

Ndërkohë, lajm i mirë për Interin është se dënimi për trajnerin Konte hyn në fuqi pas ndeshjes së sotme me Milanin dhe ai nuk do të ndjekë në fushë takimet me Beneventon dhe Fiorentinën.

Konte akuzoi Mareskën për kohën shtesë të akorduar në fund të sfidës me Udinezen. Në debat u përfshi dhe drejtori teknik Oriali. Për shkak të protestave, të dy u nxorën me karton të kuq nga sfida.