Kërcënohen me vdekje inspektorët e UEFA-s, kërkuan dënimin e Skënderbeut

677
Sigal
Dje pas dite, UEFA ka dalë me një deklaratë zyrtare, duke njoftuar se dy inspektorët që kanë kryer hetimin për Skënderbeun, belgu Karl Dhont dhe spanjolli Migel Lietard Fernandez-Palasio, janë kërcënuar me jetë nga persona anonimë. UEFA njofton se për këtë rast është njoftuar edhe presidenti Aleksandar Ceferin, i cili ka deklaruar se: “Ne nuk do të tërhiqemi kurrë nga këto çështje, edhe pse palë të treta përpiqen të na trembin. Ata (inspektorët) që po merren me këtë çështje kanë mbështetjen totale të UEFA-s dhe timin personal”. Në deklaratën e plotë të Presidentit të UEFA-s, thuhet mes të tjerave se, këto kërcënime nuk do të kenë sukses dhe policia është njoftuar gjithashtu. UEFA i gjithë stafi i saj që punon në këto çështje vendimtare, mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të organizatës.
NOA