Kryemadhi: 5 prioritet në programin e LSI, të realizueshme në 5 muaj, 0 kosto në buxhet

150
Sigal

Ditën e sotme, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me banorët e Njësisë nr.2, në Tiranë.

Dje bëmë prezantimin e programit të LSI-së, ku tashmë ne jemi shumë të qartë në atë që i ofrojmë qytetarëve. Nëse deri dje ishim në takime me ta për të folur dhe dëgjuar problematikat, apo edhe për të diskutuar e debatuar, sepse në fund të fundit nëse nuk diskutojmë as ne nuk e kuptojmë se çfarë ndodh, por as njerëzit nuk na kuptojnë ne. Dje kemi qenë të drejtpërdrejtë ku kemi bërë propozimet e programit, ku dua të theksoj që ne tashmë duhet ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve dhe kjo është një nga pikat tona kryesore. Sepse edhe propozimet tona kanë të bëjnë jo vetëm me problematikat dhe jetën e përditshme të tyre, por kanë të bëjnë edhe me fuqizimin ekonomik të tyre.

Ne kemi 5 propozime, të cilat do angazhohemi në 5 muajt e parë të qeverisjes. Janë 5 propozime shumë të thjeshta, që shkojnë drejtpërsëdrejti tek qytetarët. Kanë një kosto financiare 0 në buxhetin e shtetit, por përkundrazi kërkojnë një vullnet politik dhe një dëshirë të mirë nga qeverisja për t’i shërbyer qytetarëve.

Sot shqiptarët janë në një gjendje shumë më të keqe seç kanë qenë 4 vjet më parë. Sot shqiptarët paguajnë taksa shumë më shumë seç kanë paguar më parë. Mjafton që të shkosh në një familje me dy pensionistë, që fëmijët e tyre i kanë në emigracion dhe që thonë pse duhet të paguajmë taksën e arsimit. Apo pse çmimi i energjisë elektrike është i lartë, apo pse shteti nuk u jep mundësinë dhe shanset për të qenë i barabartë.